Vendosni fjalën kyçe....

Guterres: Sulmi ndaj objekteve bërthamore shënon një kthesë të rrezikshme për rajonin


Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, deklaroi gjatë një sesioni urgjent të Këshillit të Sigurimit, që u mblodh pas sulmit amerikan ndaj Iranit, se “bombardimi i objekteve bërthamore shënon një kthesë të rrezikshme për një rajon që tashmë po vuan nga trazira.”

Ai theksoi se popujt e rajonit nuk mund të përballojnë një tjetër raund shkatërrimi dhe se tani është e rrezikshme të zhytemi në një cikël të pafund hakmarrjeje, përcjell JP.

“Për ta parandaluar këtë, diplomacia duhet të triumfojë. Civilet duhet të mbrohen. Liria e lundrimit në det duhet të sigurohet. Duhet të veprojmë menjëherë dhe me vendosmëri për të ndaluar luftën dhe për të rikthyer negociatat serioze dhe të qëndrueshme për programin bërthamor të Iranit,” u shpreh Guterres.