Vendosni fjalën kyçe....

“O zemër” – Avokati në SHBA bëhet viral pas thirrjes “së ëmbël” që i bëri gjykatëses në seancë (Video)


Një avokat në Kolorado, SHBA,  është bërë viral pasi e thirri gjykatësen “zemër” gjatë seancës.

Teksa po parashtronte çështjen, avokatit i rrëshqet goja dhe më pas duket se e ka të vështirë ta marrë veten për të vijuar seancën.

Avokati: Këto mund  të ishin tre të ndara…

Gjykatësja: Ok, po nuk ishin tre të ndara…Çfarë ndodhi në…

Avokati: Zemër, o Zot, kërkoj ndjesë…nuk e di…kërkoj ndjesë…

Gjykatësja: S’ka gjë, vazhdo…

Avokati: Çështja këtu është çfarë ndodhi…më vjen keq…ia futa kot.

Gjykatësja: Po, mund ta përfytyroj

Avokati: Ishte gabim im, hirësia juaj nuk di çfarë të them…

Gjykatësja: Ok, vazhdoni