
Shërbimet e emergjencës në Izrael po i përgjigjen disa vatrave zjarri të shpërthyera në Beer Sheva, pasi ushtria izraelite njoftoi se ka kapur një raketë të lëshuar nga Irani.
Në pamjet e publikuara nga Magen David Adom agjencia izraelite e emergjencës shihen flakë që përfshijnë një rrugë pranë një parku teknologjik, ku ndodhet edhe një zyrë e kompanisë Microsoft.
Policia izraelite ka konfirmuar se ka marrë njoftime për rënie municionesh në zona të hapura në Qarkun Jugor të vendit. Sipas saj, ka pasur vetëm dëme materiale dhe nuk raportohet për viktima në njerëz.
Kjo ngjarje vjen një ditë pasi Qendra Mjekësore Soroka, një prej spitaleve më të mëdha në Beer Sheva, u godit nga një raketë iraniane duke pësuar dëme të konsiderueshme, raporton CNN.
Beer Sheva ndodhet në shkretëtirën e Negevit dhe është afër bazës ajrore Nevatim, një ndër objektet ushtarake kyçe të Izraelit.