
Një ngjarje e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit në fshatin Krastë të Fushë Krujës ku ndaj lokalit të ish-shoferit të prokurorit Arjan Ndoja u qëllua me breshëri automatiku.
Nga të shtënat ka pasur dëme materiale ndërsa në mjediset e tij ka qenë Mondi Voga dhe familjarët e tij. Dyshohet se autorët kanë qëlluar me breshëri nga një kodër përballë lokalit ndërsa nga të shtënat ka pasur dëme materiale.
49-vjeçari Voga ka qenë shofer i Arjan Ndojës në kohën kur ky ka qenë prokuror ndërsa pas largimit nga vetting Ndoja u zgjodh deputet në qarkun e Durrësit për PD-në në zgjedhjet e 11 majit.
Mondi Vogës në vitin 2017 iu vu tritol në lokal ndërsa në vitin 2020 u arrestua nga policia në Tiranë për armëmbajtje pa leje, pasi udhëtonte me një mjet të blinduar dhe me fenelina ndërsa në çantë një pistoletë pa leje.
Deri në shtator të vitit 2019, Voga ka qenë inspektor mjedisi në Durrës, ndërsa para dy 2018-ës drejtori i ALUIZNI-t në Fushë Krujë.