Vendosni fjalën kyçe....

Hezbollahu: Ne do të veprojmë siç e shohim të përshtatshme


Lideri i Hezbollahut, Naim Qassem, ka deklaruar të mërkurën se organizata e tij nuk do të qëndrojë neutrale në përballjen e ashpër mes Iranit dhe Izraelit, duke sinjalizuar një përshkallëzim të mundshëm në konfliktin rajonal, përcjell The Times of Israel.

Në një deklaratë publike, Qassem tha:

“Hezbollahu nuk është i paanshëm përballë kësaj agresioni brutal izraelito-amerikan. Ne do të veprojmë siç e shohim të përshtatshme.”

Kjo deklaratë vjen pas paralajmërimeve nga i dërguari i posaçëm amerikan për Sirinë, i cili u bëri thirrje forcave të Hezbollahut të mos përfshihen në luftë, duke theksuar se një ndërhyrje e tyre do të përballej me pasoja të rënda.

Hezbollahu, i mbështetur nga Teherani, është konsideruar prej kohësh si një aktor kyç në ndikimin rajonal të Iranit, me prani të fuqishme në Liban dhe Siri. Përfshirja e tij aktive në konfliktin aktual mes Izraelit dhe Iranit do të rriste ndjeshëm rrezikun e një lufte të gjerë në Lindjen e Mesme.