
Një granatë u hodh në banesën e ambasadorit të Norvegjisë në Izrael, i cili banon në Herzliya, një zonë pranë Tel Avivit. Fatmirësisht, nuk ka pasur të lënduar, por banesa ka pësuar dëme materiale, sipas YNetNews.
Sipas raportimeve fillestare, ambasadori nuk ndodhej në shtëpi në momentin e shpërthimit.
Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë konfirmoi incidentin, duke deklaruar se është në kontakt të vazhdueshëm me ambasadën në Izrael dhe se askush nuk është lënduar.
Autoritetet izraelite kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe motivet e sulmit, ndërsa ende nuk është identifikuar autori apo grupi përgjegjës. Ngjarja ndodh në një moment me tensione të larta në rajon.