
KQZ ka përfunduar dje rinumërimin e votave në 94 qendra votimi të qarkut Elbasan, që përfshijnë zonat e Peqinit dhe Gramshit.
Gjatë verifikimeve, janë konstatuar disa parregullsi, përfshirë 15 raste ku fletët e votimit kishin vetëm një vulë në vend të dy, mungesën e fletëve të papërdorura në disa kuti, si dhe raste të votuesve që nuk ishin të regjistruar në listat e zgjedhësve.
Ndërkohë, sot pritet të nisë rinumërimi i 1,282 qendrave të votimit të qarkut Tiranë. Pas përfundimit të këtij procesi, KQZ do të vijojë me rinumërimin e 587 qendrave në Fier dhe 360 të tjera në Durrës.
Në total, do të rinumërohen 2,323 kuti votimi të zgjedhjeve të 11 majit.