Vendosni fjalën kyçe....

Ministri izraelit i Mbrojtjes: Selia e sigurisë së brendshme të Iranit është shkatërruar nga forcat ajrore izraelite


Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, ka deklaruar sot se forcat ajrore izraelite kanë shkatërruar selinë e sigurisë së brendshme të Iranit në Teheran.

Deklarata u bë përmes një postimi në platformën “X” (ish-Twitter), ku Katz nuk ofroi prova për të mbështetur pretendimin.

“Tornadoja vazhdon të godasë Teheranin. Siç kemi premtuar — do të vazhdojmë të godasim simbolet e regjimit dhe të sulmojmë regjimin e Ajatollahëve kudo që ndodhet,” shkroi ai, përcjell NBC News.

Katz nuk dha detaje të mëtejshme lidhur me natyrën e goditjes apo dëshmitë që vërtetojnë pretendimin për shkatërrimin e selisë së sigurisë së brendshme.

Kjo deklaratë vjen në një moment tensionesh të larta midis Izraelit dhe Iranit, pas një sërë goditjesh reciproke dhe kërcënimesh në rritje mes dy vendeve.