Vendosni fjalën kyçe....

Kapet rrjeti i trafikut të kokainës në Mbretërinë e Bashkuar – mes të arrestuarve, dy shqiptarë


Katër persona, mes tyre dy shtetas shqiptarë, janë arrestuar nga autoritetet britanike nën akuzën për kontrabandë kokaine përmes aeroportit të Manchesterit. Arrestimet u kryen më 17 qershor 2025, në kuadër të një hetimi të zgjeruar nga Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA) në zona të ndryshme të Greater Manchester dhe Liverpool.

Sipas raportimeve zyrtare, në pranga kanë rënë:

  • Dale Hosker, 49 vjeç, nga Palatine Road, Bury

  • Dale Creen, 34 vjeç, nga Mere Fold, Worsley

  • Elton Hallaçi, 31 vjeç, shtetas shqiptar, nga Adlam Road, Liverpool

  • Artur Iseberi, 27 vjeç, shtetas shqiptar, nga Aintree Lane, Liverpool

Dy persona të tjerë u ndaluan një ditë më parë, por janë liruar me kusht, ndërsa hetimet vazhdojnë.

Sipas autoriteteve, të dyshuarit janë ndaluar në kuadër të një hetimi për trafik droge që daton në maj 2024, kur dyshohet se është kryer një transport i organizuar i kokainës përmes aeroportit të Manchesterit. Shqiptarët u arrestuan në dy prona të ndryshme në Fazakerley, Liverpool, gjatë kontrolleve të koordinuara nga njësitë e NCA.

Të katër personat ndodhen aktualisht në paraburgim, në pritje të procedurave gjyqësore.

“Këto arrestime janë pjesë e një hetimi afatgjatë. NCA po punon brenda dhe jashtë vendit për të luftuar kërcënimin që paraqesin drogat e klasit A,” – është shprehur një zëdhënës i Agjencisë Kombëtare të Krimit për mediat britanike.