
Mbi 50 avionë luftarakë izraelitë morën pjesë në një operacion gjatë natës, duke goditur një vend në Iran ku prodhohen centrifuga dhe disa impiante për prodhimin e armëve, njofton ushtria izraelite (IDF).
Sipas IDF-së, fabrika e centrifugave në Teheran përdorej nga Irani për të rritur kapacitetin e pasurimit të uraniumit, me qëllim zhvillimin e armëve bërthamore.
Gjithashtu, u goditën objekte të tjera që prodhojnë lëndë të para dhe komponentë për raketa tokë-sipërfaqe, të cilat regjimi iranian ka përdorur për të sulmuar Izraelin, si dhe fabrika për sisteme raketash tokë-ajër, të dizajnuara për të sulmuar avionët.
IDF ka publikuar pamje të avionëve luftarakë që ngrihen në fluturim për këtë operacion./Time of Israel