Vendosni fjalën kyçe....

Trump: E dimë ku është Udhëheqësi Suprem i Iranit, por nuk do ta vrasim – të paktën jo tani


Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë një deklaratë të fortë në lidhje me tensionet në rritje me Iranin, duke thënë se Shtetet e Bashkuara “e dinë saktësisht se ku ndodhet” Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, por se nuk kanë ndërmend ta vrasin – “të paktën jo për tani”.

“Ai është një objektiv i lehtë, por është i sigurt atje ku është,” shkruajti Trump në rrjetet sociale, duke shtuar me tone paralajmëruese: “Durimi ynë po soset.”

Deklaratat vijnë ndërsa luftimet mes Iranit dhe Izraelit kanë hyrë në ditën e pestë, me të dyja palët që vazhdojnë të shkëmbejnë sulme ajrore dhe raketore.

Situata në Teheran është bërë gjithnjë e më e rëndë, me shumë qytetarë që po përpiqen të largohen nga kryeqyteti, megjithëse disa prej tyre kanë pohuar se nuk kanë ku të shkojnë.

Ndërkohë, në një tjetër zhvillim, nënpresidenti amerikan JD Vance paralajmëroi se presidenti Trump “mund të vendosë të ndërmarrë veprime të mëtejshme” për të ndaluar programin bërthamor të Iranit.

Këto deklarata i shtohen klimës së tensionuar pas humbjes së disa prej këshilltarëve më të ngushtë të Khameneit në sulmet ajrore të Izraelit, duke e lënë udhëheqësin suprem të Iranit gjithnjë e më të izoluar dhe të rrezikuar në aspektin strategjik dhe ushtarak.