
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë komente për gazetarët së bashku me kryeministrin Kanadez, Mark Carney, teksa samiti i Grupit të Shtatë (G7) fillon në Kanada.
Para se të hynte në një takim me Carney, Trump tha se përjashtimi i presidentit rus Vladimir Putin nga grupi, atëherë i njohur si G8, ishte një gabim, përcjell BBC.
Ai gjithashtu tha se e sheh si të arritshme një marrëveshje tregtare SHBA-Kanada, por nuk do të heqë dorë nga besimi i tij në tarifat.
Takimi i Trump me Carney vjen mes tensioneve mes Uashingtonit dhe Otavës mbi tregtinë dhe sigurinë.
Ky është takimi i parë për disa liderë kyç – duke përfshirë Mark Carney – dhe i pari që nga kthimi i Trump në Shtëpinë e Bardhë.
Siguria pritet të jetë në krye të agjendës – veçanërisht pas përshkallëzimit të konfliktit midis Izraelit dhe Iranit.
Diskutimet mbi situatën në Gaza dhe Ukrainë pritet të dominojnë takimin, krahas bisedave mbi shëndetësinë, energjinë dhe tregtinë.