Vendosni fjalën kyçe....

IDF-ja zhvendos trupat nga Gaza drejt kufijve me Egjipin e Jordaninë


Ushtria izraelite ka zvogëluar praninë e trupave të saj në Gaza për t’u përqendruar në kërcënimin në rritje nga Irani, duke zhvendosur forcat për të përforcuar kufijtë me Egjiptin dhe Jordaninë.

Katër divizione të IDF-së mbeten në Gaza, por Divizioni i 98-të elitar u tërhoq nga Khan Younis ndërsa konflikti i Iranit po përshkallëzohet. Pavarësisht tërheqjes, dhjetëra mijëra trupa janë ende aktive në Rrip, duke vijuar të eliminojnë operativët e Hamasit, të shkatërrojnë tunelet dhe të forcojnë mbrojtjen.

Në kufirin jordanez, IDF ka trefishuar praninë e trupave të saj. Divizioni i ri i 96-të “Gilad” tani është vendosur në veri, ndërsa Divizioni i 80-të “Edom” ka përforcuar seksionin jugor dhe kufirin me Egjiptin.

Në veri, IDF mbetet në gatishmëri për kërcënime nga Libani dhe Siria.

Ndërkohë sipas IDF-së gjatë sulmeve ajrore të natës së mbrëmshme janë shkatërruar më shumë se 20 raketa tokë-tokë si dhe 120 lëshues raketash.