
Ambasadori i SHBA-së në Izrael ka njoftuar se dega e ambasadës amerikane në Tel Aviv ka pësuar “dëme të vogla” si pasojë e sulmeve ajrore të natës së kaluar nga Irani.
Në një postim në rrjetin X, Mike Huckabee deklaroi se konsullata është prekur nga “tronditjet e shkaktuara nga raketat iraniane” që kanë rënë pranë ndërtesës.
Ndërkohë, ambasada kryesore e SHBA-së në Jerusalem do të qëndrojë e mbyllur, pasi vazhdon të jetë në fuqi një urdhër për strehim të personelit.
Ai konfirmoi se asnjë punonjës amerikan nuk ka pësuar lëndime./BBC