Vendosni fjalën kyçe....

“Sulmuam Iranin për të parandaluar holokaustin bërthamor” – Netanyahu


Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i tha Fox të dielën se ai i nisi sulmet ajrore kundër Iranit për të parandaluar “një holokaust bërthamor”, duke pretenduar se qeveria e tij kishte inteligjencë se Irani ishte muaj larg zhvillimit të një arme fillestare bërthamore.

“Ne duhej të vepronim,” i tha Netanyahu Bret Baier të Fox të dielën.

“Ishte ora e fundit, nuk kishte më kohë dhe ne vepruam. Për të shpëtuar veten, por edhe për të mbrojtur botën nga ky regjim.”

“Informacioni që morëm dhe që ndamë me Shtetet e Bashkuara ishte absolutisht i qartë: Ata po punonin në një plan sekret për të pasuruar uraniumin, ata po marshonin shumë shpejt, ata do arrinin të kishin një pajisje testimi dhe ndoshta një armë bërthamore fillestare brenda muajsh.” tha ai.

“Kjo është diçka që ne nuk mund ta pranonim,” vijoi ai.

“Nuk do kemi një holokaust të dytë, një holokaust bërthamor. Ne tashmë e patëm një, në shekullin e kaluar. Shteti hebre nuk do lejojë që holokausti të kryhet mbi popullin hebre. Nuk do ndodhë.”

Netanyahu pohoi gjithashtu se Izraeli pa mjaftueshëm uranium të pasuruar për nëntë bomba.

“E tëra çfarë duhej të bënin ishte t’i përdornin si armë. Ne e ndaluam këtë.”

I pyetur nëse ndryshimi i regjimit ishte ndër objektivat e tij në Iran, Netanyahu tha: “Sigurisht që kjo mund të vijë si rezultat i sulmeve, sepse regjimi iranian është shumë i dobët.”

Netanyahu tha se “80% e iranianë duan t’i hedhin poshtë këta banditë teologjikë, shkruan CNN.

“Ata qëllojnë gratë sepse flokët e tyre janë të zbuluara. Ata qëllojnë studentët. Ata thjesht thithin oksigjenin nga këta njerëz të guximshëm dhe të talentuar, populli iranian. Vendimi për të vepruar, për t’u ngritur këtë herë, është vendim i popullit iranian.”