Vendosni fjalën kyçe....

Qiproja si ndërmjetës, Christodoulides përcjell mesazhe iraniane për Izraelin



Presidenti i Qipros, Nikos Christodoulides, ka deklaruar se Irani i ka kërkuar vendit të tij të përcjellë “disa mesazhe” për Izraelin, përcjell REL. Ai nuk ka sqaruar burimin apo përmbajtjen e mesazheve, por ka zhvilluar biseda me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, si dhe me liderët e Egjiptit, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Greqisë.

Christodoulides ka shprehur pakënaqësi për reagimin e ngadaltë të Bashkimit Evropian ndaj krizës në Lindjen e Mesme dhe ka kërkuar një mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së. Ai ka theksuar se raketat e lëshuara nga Irani drejt Izraelit ishin të dukshme nga vende të ndryshme të Qipros gjatë fundjavës.

Qiproja ka ofruar ndihmë për evakuimin e shtetasve të palëve të treta nga rajoni dhe ka bërë thirrje për përmbajtje nga të gjitha palët për të shmangur përshkallëzimin e konfliktit.