
Ish-ndihmësja kryesore e Hillary Clinton, Huma Abedin, dhe Alex Soros, djali i donatorit miliarder të krahut të majtë George Soros, u martuan në një dasmë luksoze në New York të shtunën, e cila thuhet se tërhoqi pjesëmarrjen e demokratëve të profilit të lartë, duke filluar nga ish-z.presidentja Kamala Harris deri te ish-kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi.
Çifti u martua në Water Mill, në një pronë familjare Soros të shtunën, sipas Neë York Times, e cila raportoi se dasma luksoze në Hamptons tërhoqi avionë privatë, karvanë makinash të shtrenjta dhe ndihmës të Clinton në një përqendrim të rrallë pasurie dhe pushteti”.

Personazhe të rëndësishëm demokratë, përfshirë Bill dhe Hillary Clinton, udhëheqësin e pakicës në Senat Chuck Schumer, Harris si dhe bashkëshortin e saj Doug Emhoff si dhe dhe Pelosi, morën pjesë në dasmë, raportoi New York Times. Të tjerë të famshëm dhe të pranishëm të profilit të lartë përfshinin Anna Wintour të Vogue, personalitetin e shquar Nicky Hilton Rothschild dhe kryeministrin shqiptar Edi Rama, raportoi media, duke cituar të pranishmit, shkruan Fox.
Soros, 39 vjeç, është kryetari i Fondacioneve të Shoqërisë së Hapur, e cila është një organizatë jofitimprurëse masive prej 25 miliardë dollarësh e themeluar nga George Soros, 94 vjeç, dhe ndihmon në financimin e kauzave të krahut të majtë dhe politikanëve në gjithë vendin. Abedin, 48 vjeç, është ish-ndihmësja e Hillary Clinton dhe shpesh quhet “vajza e dytë” e ish-Sekretares së Shtetit. Abedin më parë ishte e martuar me ish-përfaqësuesin demokrat të Nju Jorkut, Anthony Weiner.
