
Një 40-vjeçar nga Saranda është proceduar nga Policia e Vlorës pasi, duke drejtuar një monopatinë elektrike, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një këmbësore. Si pasojë e aksidentit, shtetasja S. D. ka pësuar dëmtime të lehta.
Ngjarja ka ndodhur më 14 qershor 2025, dhe materialet për rastin janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme. Autoritetet po vijojnë hetimet për të sqaruar rrethanat e aksidentit.