
Pesë deri në shtatë raketa iraniane ranë në zonën e Tel Avivit të premten vonë, ndërsa Irani filloi sulmin e tij hakmarrës kundër Izraelit, duke hedhur dhjetëra raketa balistike. Sipas IDF, një breshëri e dytë raketash nga Irani u nis dhe po shkonte drejt vendit.
Njësia e Zëdhënësit të IDF-së paralajmëroi të premten vonë për herë të dytë se Izraeli po përballej me një sulm Iranian, shkruan Ynet.
“IDF identifikoi raketa të lëshuara nga Irani drejt territorit të Shtetit të Izraelit. Sistemet e mbrojtjes po veprojnë për të kapur kërcënimin. Publiku është udhëzuar të hyjë në një hapësirë të mbrojtur dhe të qëndrojë atje deri në njoftim të mëtejshëm.”