
Banorët e Gazës janë derdhur rrugëve të qytetit për të festuar sulmet e Iranit ndaj Izraelit, pasi ky i fundit nisi një sulm shkatërrues ndaj bazave ushtarake dhe pikave bërthamore të vendit.
Në videon bashkëngjitur, banorët e Gazës ecin rrugëve duke gëzuar për sulmet raketore iraniane.
Teherani nisi qindra raketa në tre valë sulmesh ndaj qyteteve të ndryshme izraelie por sipas IDF-së shumë pak raketa kanë goditur disa godina duke shkakuar dëme të lehta.