Vendosni fjalën kyçe....

Kërkohen nga drejtësia italiane, ekstradohen tre shtetas shqiptarë


Tre shtetas shqiptarë janë ekstraduar drejt Italisë pasi kërkohen nga drejtësia e vendit fqinj.

Të ekstraduarit akuzohen për vepra të ndryshme penale si trafik lëndësh narkotike, vjedhje e pjesëmarrje në grup kriminal.

Njoftimi

“Interpol Tirana ka finalizuar ekstradimin drejt Italisë të tre shtetasve shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar, si pjesë e një operacioni policor ndërkombëtar të koduar “The Ëanted”, në bashkëpunim me Interpol Romën.

Të ekstraduarit janë:

E.D., 40 vjeç – i kërkuar nga Gjykata e Breshias për trafikim të lëndëve narkotike, në kuadër të një organizate kriminale.

E.Zh., 41 vjeç – gjithashtu i kërkuar nga Gjykata e Breshias për të njëjtën vepër penale dhe përfshirje në një grup kriminal.

K.N., 33 vjeç – i kërkuar nga Gjykata e Milanos për vjedhje në rrethana rënduese, e kryer në bashkëpunim me një organizatë kriminale.

Autoritetet shqiptare dhe italiane theksojnë se bashkëpunimi ndërkombëtar mbetet thelbësor në luftën kundër krimit të organizuar dhe garantimin e drejtësisë përmes ndjekjes pa kompromis të personave të përfshirë në veprimtari kriminale.”