
Elon Musk tha të mërkurën se i vjen keq për disa nga postimet e tij të fundit në rrjetet sociale në lidhje me Presidentin Donald Trump.
“Më vjen keq për disa nga postimet e mia rreth Presidentit @realDonaldTrump javën e kaluar. Ato shkuan shumë larg”, tha Musk në një postim në X.
I regret some of my posts about President @realDonaldTrump last week. They went too far.
— Elon Musk (@elonmusk) June 11, 2025
Një përplasje e ashpër publike shpërtheu mes ish-presidentit Donald Trump dhe miliarderit Elon Musk, pasi ky i fundit kritikoi ashpër një projektligj të mbështetur nga republikanët, të cilin e cilësoi si një “neveri të neveritshme”.
Më vjen keq, por thjesht nuk mund ta duroj më”, shkroi Musk në një postim në X. “Ky projektligj masiv, skandaloz dhe plot arrogancë për shpenzimet e Kongresit është një neveri e neveritshme. Turp për ata që votuan për të: e dini që keni bërë gabim. E dini këtë.”
Më 3 qershor, Musk hodhi publikisht poshtë projektligjin e Kongresit që mbështet uljen e taksave dhe rritjen e shpenzimeve, duke thënë se ishte “skandaloz dhe i mbushur me probleme”. Dy ditë më vonë, Trump reagoi nga Zyra Ovale duke shprehur zhgënjimin ndaj Musk dhe duke pretenduar se e kishte ndihmuar atë në të kaluarën.
Në vijim, Musk ironizoi me një postim në X dhe më pas akuzoi se nuk kishte pasur qasje në projektligj para miratimit të tij, duke përforcuar kritikat.
Trump ju kunderpergjigj në Truth Social, duke akuzuar Musk se “u çmend” pasi i ndërpreu subvencionet dhe kontratat qeveritare për makinat elektrike. Ai shtoi se qeveria mund të kursejë miliarda dollarë duke i shkurtuar fondet për kompanitë e Musk.
Musk njoftoi se SpaceX do të nisë çmontimin e anijes kozmike Dragon, si reagim ndaj deklaratave për kontratat qeveritare. Ai gjithashtu parashikoi që tarifat e vendosura nga Trump do të shkaktojnë një recesion në gjysmën e dytë të këtij viti.
Musk gjithashtu bëri një deklaratë tejet të fortë ku tha se Trump shfaqet në dosjet e Jeffrey Epstein.
“Koha për të plasur bombën e madhe:@realDonaldTrump është në dosjet e Epstein. Kjo është arsyeja e vërtetë pse ato nuk janë bërë publike.Kalofshi një ditë të mbarë, DJT!”

Ai nuk zbuloi se për cilat dosje po fliste dhe nuk ofroi prova për pretendimin e tij. Fillimisht ai e përforcoi pretendimin, duke shkruar në një mesazh pasues: “Shënojeni këtë postim për të ardhmen. E vërteta do të dalë në dritë”, por me vone ai e fshiu deklaratën.
