Vendosni fjalën kyçe....

KAS rrëzon opozitën për rinumërimin e votave të Dibrës dhe Shkodrës


Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka rrëzuar kërkesën e koalicionit opozitar PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore për numërimin e kutive të zgjedhjeve të 11 mahit për qarkun e Dibrës.

Sipas KAS-it, kërkesa nuk është e mbështetur në prova.

Më herët deputeti i PD-së në listën e hapur në qarkun e Dibrës Xhemal Gjunkshi tha se pas rinumërimit të 42 kutive ishin gjetur parregullsi që i kishin hequr atij 54 vota. Ai kërkoi hapjen e të gjitha kutive duke pretenduar për më shumë parregullsi.

“Vazhdojmë me shpalljen e vendimit për ankesën ankimore numër 41 për qarkun Dibër. Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve me shumicë votash vendosi rrëzimin e kërkesës ankimore nr 41 të subjketit zgjedhor Partia Demokratike- Aleanca për Shqipërinë Madhështore për shpallje të pavlefshme të zgjedhjeve në datë 11 maj 2025 në zonën zgjedhore të qarkut Dibër si të pambështetur në ligj dhe në prova“, tha përfaqësuesi i KAS në konferencën për mediat.

Ai shtoi më tej: “Gjithashtu, përfundoi shqyrtimi i kërkesës ankimore nr. 44, datë 27.05.2025, depozituar nga Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore, me objekt: “ 1. Kundërshtimi i Vendimit Nr. 1312, datë 22.05.2025 – të KSHZ – “Për miratimin e Tabelës Përmbledhëse të Rezultatit të votimit në zonën zgjedhore Qarku Shkodër, për subjektet zgjedhore dhe kandidatët për deputetë në zgjedhjet për Kuvendin të datës 11 maj 2025”. 2. Pavlefshmëria e zgjedhjeve të zhvilluara në datën 11 maj 2025 në zonën zgjedhore Qarku –Shkodër. 3. Zgjidhjen e pasojave duke urdhëruar përsëritjen e zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë në të gjithë zonën zgjedhore Qarku Shkodër”.