
Ish-rektori i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule, anëtar i Këshillit Mbikëqyrës në Bankën e Shqipërisë, u paraqit paraditen e kësaj të mërkure në SPAK.
Pas një ore në prokurorinë e posaçme, ai shpjegoi për gazetarët se ka dhënë sqarime për hetimin që po bëhet për mikrokreditë.
“Isha për të dhënë sqarime për funksionin te Këshilli Mbikëqyrës në Bankën e Shqipërisë. Sqaruam problemet për mikrokreditë”, ka deklaruar Kule.