Vendosni fjalën kyçe....

Shuhet në moshën 78 vjeçare ish-kryeministri i Kosovës, Bujar Bukoshi


Bujar Bukoshi, një prej emrave më të spikatur të politikës kosovare gjatë viteve ’90 dhe ish-kryeministër i Qeverisë së Kosovës në ekzil, ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare. Bukoshi u shua pas një sëmundjeje të gjatë, ndërsa prej vitesh jetonte dhe trajtohej në Gjermani.

I lindur më 13 maj 1947, ai u emërua kryeministër i Qeverisë së Kosovës në ekzil në vitin 1991, menjëherë pas shpalljes së Republikës së Kosovës. Gjatë afro një dekade, Bukoshi ushtroi funksionin nga Gjermania, duke lobuar në arenën ndërkombëtare për njohjen e të drejtave të shqiptarëve të Kosovës dhe për denoncimin e represionit serb.

Si një nga bashkëpunëtorët më të afërt të Presidentit historik Ibrahim Rugova, Bukoshi ishte gjithashtu ndër arkitektët kryesorë të institucioneve paralele shqiptare që u krijuan për të ruajtur funksionimin e jetës politike dhe shoqërore në Kosovë gjatë viteve të okupimit.