Vendosni fjalën kyçe....

Veliaj para Apelit të Posaçëm, kërkon zbutje të masës së sigurisë


Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, do të paraqitet sot në orën 14:00 para Gjykatës së Apelit të Posaçëm, ku do të shqyrtohet kërkesa e tij për zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest me burg”. Seanca do të drejtohet nga gjyqtari Engert Pëllumbi.

Përmes avokatëve, Veliaj kërkon një masë më të lehtë, duke argumentuar se nuk ekzistojnë më kushtet për vijimin e paraburgimit. Ai ndodhet në burgun e Durrësit që prej 10 shkurtit, pasi u arrestua me urdhër të SPAK, nën akuzat për korrupsion pasiv në nëntë raste dhe pastrim parash.

Kjo seancë vjen pas ankimit të vendimit të 23 prillit, kur gjykata la në fuqi masën e arrestit duke u mbështetur në raportin e përditësuar të SPAK. Paralelisht, një rekurs i veçantë është dorëzuar edhe në Gjykatën e Lartë, ku ende nuk është caktuar data apo trupa gjykuese që do shqyrtojë çështjen.