Vendosni fjalën kyçe....

57-vjeçari vetëplagoset aksidentalisht me armë gjahu në Postribë të Shkodrës


Rreth orës 17:45 në fshatin Ura e Shtrejt, në njësinë administrative Postribë të Shkodrës, një 57-vjeçar dyshohet se është vetëplagosur aksidentalisht me armën e gjuetisë që e mbante me leje.

Mësohet se ai është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe po merr trajtimin e nevojshëm.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i policisë, i cili po punon intensivisht për zbardhjen e rrethanave të sakta të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj.

Më shumë detaje do të jepen sapo hetimet të përfundojnë.