Vendosni fjalën kyçe....

Pamje e frikshme të çastit kur anija turistike përmbyset në Bali (Video)


Pamjet tregojnë çastin e frikshëm kur një varkë turistike që transportonte 89 persona u përmbys pranë brigjeve të Balit. Varka sapo ishte nisur nga Fshati Lembongan, në ishullin Nusa Lembongan, rreth orës 4:30 të pasdites të mërkurën kur u godit nga një valë.

Vala e goditi varkën nga pas, duke bërë që ajo të mbushej me ujë. Anija me 125 vende, e njohur si Tanis, filloi të fundosej menjëherë pasi ngarkoi pasagjerët e saj, shkruan Daily Mail.

Grupi po shkonte drejt Sanurit, një udhëtim afërsisht 30-minutësh. Nga 89 pasagjerët në bord, 77 ishin të huaj dhe 12 ishin indonezianë. Pamjet filmike treguan dëshmitarët në vendngjarje që nxitonin për të ndihmuar ata që ishin bllokuar në anije ndërsa ajo anohej dhe fundosej më thellë në det.

Për fat të mirë, incidenti ndodhi ndërsa anija ishte ende afër bregut dhe të gjithë pasagjerët u evakuuan në mënyrë të sigurt deri në orën 6:30 të mbrëmjes sipas orës lokale.