Vendosni fjalën kyçe....

Atletja rrëzohet pak metra larg finishit, e kapërcen vijën me kollotumba (Video)


Një atlete në SHBA bëri kollotumba në vijën e finishit të kampionatit shtetëror javën e kaluar duke pretenduar medaljen e artë.

Brooklyn Anderson, studente e vitit të tretë në Shkollën e Mesme Thurston, mori vëmendjen e tifozëve dhe rrjeteve sociale gjatë përfundimit të saj me kollotumba në garën 100 metra me pengesa për vajza në Kampionatin Shtetëror të Atletikës në Eugene, Oregon, më 30 maj.

Pamjet e kapura tregojnë Anderson, e cila kryesonte garën, që rrëzohet në pengesën e fundit dhe bën dy kollotumba në vijën e finishit. Ajo fitoi garën me kohën pprej 14.93 sekondash. Vrapuesja e vendit të dytë, Maisy Scanlan, arriti në 15.15 sekonda, shkruan USA Today.

Duke festuar fitoren, Anderson ndau një foto dhe video të përfundimit të saj me salto në Instagram.

“Uau, çfarë sezoni i paharrueshëm,” shkroi Anderson në postimin në Instagram.