Vendosni fjalën kyçe....

“Rama e Hasani ndërhynë të OSBE/ODIHR për të ndryshuar raportin për zgjedhjet, do ua ngecim në fyt farsën” – Berisha


Kreu i PD-së Berisha tha nga Brukseli se raporti i miratuar nga Parlamenti Evropian damkosi qeverinë e kryeministrit Rama.

Ai tha se opozita do angazhohet me të gjitha mënyrat “për t’ia ngecur në fyt” Ramës atë që e quajti farsë elektorale të 11 majit. Berisha tha gjithashtu se Rama e Hasani kanë ndërhyrë te OSBE/ODIHR për të ndryshyuar raportin për zgjedhjet.

“Edi Rama dhe ministri i Jashtëm kanë ndërhyrë te OSBE ODIHR për të ndryshuar raportin për zgjedhjet. Do të angazhohemi me të gjitha mënyrat, deri edhe protesta, Edi Ramës do i ngecë në fyt farsa elektorale. PD do zhvillojë betejë shumëplanëshe. Çështjen për Shqipërinë, që të jetë vend i njerëzve të lirë, e zgjidhin shqiptarët, forcat ndërkombëtare e damkosin Edi Ramën, shqiptarët e rrëzojnë. Shqiptarët jashtë vendit kanë revoltë ndaj regjimit të Tiranës. Mendoj se raporti që sapo u miratua në Komisionin e Jashtëm të PPE damkosi në mënyrë të qartë si kristali regjimin e Edi Ramës si një regjim që nuk respekton shtetin ligjor. Si një regjim që shkelmon të drejtat themelore, ndërhyri në sistemin e drejtësisë. U shpreh shqetësim i madh për stokun e madh të dosjeve, çka nënkupton mungesë procesi të drejtë për qytetarët. Raporti denoncoi farsën elektorale të 11 majit, pasi citon hyrjet e raportit të përbashkët të OSBEM, PE, KiE dhe asamblesë të OSBE.” – tha Berisha shkruan BW.