
Kina vijon të shtyjë kufijtë e teknologjisë së energjisë së erës. Në një pikë të rëndësishme vitin e kaluar, Korporata Elektrike Kineze Dongfang përfundoi ndërtimin e turbinës më të madhe të erës në det të hapur, një gjigant inxhinierik i aftë të furnizojë me energji një qytet të tërë.
Me një lartësi boshti prej 185 metrash – e barasvlershme me një rrokaqiell 63 katësh – turbina e vetme prej 26 megavatësh mund të prodhojë 100 milionë kilovat orë energji elektrike të rinovueshme çdo vit kur operon me shpejtësi ere prej 10 metrash në sekondë.
Kjo është 31 përqind më e madhe se rekordi i mëparshëm prej 18 megavatësh dhe tejkalon madhësinë edhe të turbinave më të mëdha të deritanishme, shkruan IFL.
Prodhimi i saj është i mjaftueshëm për të furnizuar me energji afërsisht 55,000 shtëpi në vit, duke eliminuar nevojën për më shumë se 30,000 ton qymyr dhe duke parandaluar hyrjen e mbi 80,000 tonelatave dioksid karboni në atmosferë.
E ndërtuar për mjedisin e ashpër detar ku do veprojë, turbina është projektuar të jetë jashtëzakonisht e fortë. Ajo krenohet me një kontruksion rezistent ndaj tajfuneve që mund t’u rezistojë stuhive të fuqishme tropikale, ndërsa ndërtimi i saj plotësisht i mbyllur dhe sistemet e përparuara anti-gërryerje e mbrojnë atë nga dëmtimet e pamëshirshme të shkaktuara nga spërkatja e kripës.
Kina është kryesuese botërore në prodhimin e energjisë së erës me kapacitetin më të madh të instaluar nga çdo komb. Në vitin 2023, vendi instaloi 77.1 gigavat energji ere, duke përbërë 65 përqind të totalit global.
Është gjithashtu prodhuesi më i madh i turbinave me erë dhe një pionier i konstruksionit, dizajnit të tyre. Në vitin 2023, Korporata Kineze Three Gorges ndezi turbinën më të madhe në botë. I vendosur midis fermës së energjisë eolike në det të hapur Fuijian në Ngushticën e Tajvanit, ky gjigant është 152 metra i lartë dhe secila teh i vetëm është 123 metra i gjatë dhe peshon 54 ton. Megjithatë, duket se kjo turbinë gjigante në det të hapur nuk do të jetë më e madhja për shumë kohë.