Vendosni fjalën kyçe....

“Foli sikur të ishte zëdhënësi i Putinit” – Koçi tejet i shqetësuar nga deklarata e Berishës në PE


Ish-deputeti i PS-së Petro Koçi, i cili u tërhoq nga gara e 11 majit ku ishte në listë të hapur pas akuzave për pabarazi në fushatëm, ka komentuar deklaratën e kreut të PD-së Berisha në Parlamentin Evropian.

Sipas tij deklarata është racizëm ndaj shqiptarëve dhe e njëjtë sikur të ishte bërë nga zëdhënësi i presidentit rus Putin.

I ftuar në “Studio Live” në Report Tv, Koçi, u shpreh tejet i shqetësuar për deklaratën e Berishës së bandat kanë ndikuar në zgjedhjet e 11 majit.

“Mendoj se kjo e çon tek një qëndrim racist kundër shqiptarëve. Nëse i bashkohesh korit të atyre që e shohin shqiptarët si të keqen më të madhe kjo është tradhti ndaj vendit. Deklarata e tij ishin sikur ishte zëdhënës i Putinit. Dhe del ai dhe jep një alarm antishqiptar për të gjithë botën, sepse atje ka pasur prezencë të disa vendeve të ndryshme që janë pjesë e PPE. Që ta quash procesin e zgjedhjeve të inkriminuar dhe të flasësh për banda dhe kartele kjo është e tmerrshme. S’jemi këtu në Kolumbi apo në vende të tjera, kjo është që të damkosësh Shqipërinë si të jesh armik i saj.” – tha Koçi.