Vendosni fjalën kyçe....

Fillon gjyqi për vrasjen e Liridona Ademajt, bashkëshorti Naim Murseli mohon akuzat



Naim Murseli, i akuzuar për organizimin e vrasjes së bashkëshortes së tij, Liridona Ademaj, është vetëdeklaruar i pafajshëm gjatë seancës së shqyrtimit gjyqësor të mbajtur të mërkurën në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

Në deklaratën e tij para trupit gjykues, Murseli tha se në rast se provohet fajësia e tij sipas aktakuzës, ai vetë do të kërkojë dënim me burgim të përjetshëm.

Përveç Murselit, në këtë proces gjyqësor janë të akuzuar edhe Granit Plava, Kushtrim Kokalla dhe Tom Dodaj, të cilët dyshohet se janë përfshirë në planifikimin dhe ekzekutimin e vrasjes që ndodhi më 29 nëntor 2023.

Në seancën e së mërkurës, i akuzuari Granit Plava zgjodhi të mbrohet në heshtje, ndërsa Kushtrim Kokalla, ashtu si Murseli, u vetëdeklarua i pafajshëm.