
Një çift atletesh nuk pranuan të qëndrojnë në podiumin e medaljeve përkrah një atleteje transgjinore për kërcim së larti në kampionatin shtetëror të Oregonit.
Pamjet e siguruara nga Fox News treguan dy maturantet e shkollës së mesme, Reese Eckard dhe Alexa Anderson, duke zbritur nga vendet e tyre përkatëse në podium pranë një atleteje transgjinore që përfaqësonte një tjetër shkollë të mesme.
Pamjet treguan një zyrtar që përballej me dy vajzat ë e reja dhe u bënte me dorë duke u kërkuar të largoheshin. Eckard dhe Anderson u panë më pas duke u larguar nga podiumi dhe duke qëndruar mënjanë.
“Ne nuk refuzuam të qëndronim në podium nga urrejtja. E bëmë sepse dikush duhet të thotë se kjo nuk është e drejtë. Për të mbrojtur integritetin dhe drejtësinë e sporteve të vajzave, ne duhet të mbrojmë atë që është e drejtë”, tha Anderson në një deklaratë për Fox News.