Vendosni fjalën kyçe....

Akuzohen për trafik kokaine, tre britanikë rrezikojnë dënimin me vdekje në Bali


Tre britanikë rrezikojnë dënimin me vdekje në Bali pasi akuzohen për trafik kokaine. Bali është një nga vendet me ligjet më të ashpra për trafikun e lëndëve narkotike. Indonezia jep dënime të ashpra për kontrabandën e drogës dhe më parë ka ekzekutuar të huaj, por ka mbështetur një moratorium mbi dënimin me vdekje që nga viti 2017.

Çifti Jonathan Christopher Collyer, 38 vjeç, dhe Lisa Ellen Stocker, 39 vjeç, u arrestuan më 1 shkurt pasi u ndaluan në aeroportin ndërkombëtar të Balit me 17 pako të dyshuara me kokainë që peshonin gati një kilogram, shkruan Daily Mail.

Ata u paraqitën në gjykatë së bashku me Phineas Ambrose Float, 31 vjeç, i cili dyshohet se do merrte pakot dhe u arrestua disa ditë më vonë.

Collyer dhe Stocker ishin ndaluar nga policët e aeroportit pas një kontrolli në skaner ku u gjetën sendet e dyshuara ‘të dyshimta’ në valixhet e tyre.

Ata u çuan në një zonë të veçantë, ku stafi gjeti narkotikët e vulosur në pako plastike blu që dyshohet se ishin etiketuar ‘Angel Delight’ në bagazhin e Collyer.

Më shumë kokainë u gjet në shtatë qese plastike në valixhen e partneres së tij, thuhet në deklaratë.

Policia tha se sekuestroi 994.56g kokainë me vlerë rreth gjashtë miliardë rupi indoneziane – rreth 296,000 stërlina.