Vendosni fjalën kyçe....

6,000 vjet më parë një popullsi misterioze u shfaq në Amerikën e Jugut, pastaj u zhduk pa gjurmë


Njerëzit e parë që shkelën në Amerikën e Jugut i përkisnin një grupi gjuetarësh të panjohur më parë, të cilët më vonë u zhdukën pa lënë gjurmë, sugjeron një studim i ri.

Duke kaluar fillimisht përmes lidhjes tokësore nga Amerika Qendrore në Kolumbinë veriore rreth 6,000 vjet më parë, kjo popullsi enigmatike është krejtësisht e palidhur me asnjë komunitet të Amerikës së Jugut që ka ekzistuar gjatë dy mijëvjeçarëve të fundit.

“Është e pazakontë që gjurmët gjenetike të popullsisë origjinale të zhduken plotësisht, veçanërisht në Amerikën e Jugut”, shpjegoi në një deklaratë Andrea Casas-Vargas, bashkautore e studimit të ri rreth kësaj kulture të humbur prej kohësh. Pas analizimit të ADN-së nga 21 individë të lashtë nga pllaja e Bogotës, e datuar midis 6,000 dhe 500 vjet më pare, studiuesit zbuluan ekzistencën e këtij grupi parahispanik në një vend me lartësi të madhe të quajtur Checua, shkruan IFL.

“Rezultatet tona tregojnë se individët Checua rrjedhin nga popullsia më e hershme që u përhap dhe u diferencua në gjithë Amerikën e Jugut shumë shpejt”, tha autorja e parë Kim-Louise Krettek.

Pasi konfirmuan se ky grup nuk ishte i lidhur me popullatat paraardhëse të Amerikës së Veriut, siç janë kulturat Clovis ose California Channel Island, studiuesit arritën në përfundimin se këto mbetje 6,000-vjeçare i përkisnin një prejardhjeje jugore të amerikanëve vendas që ishte përgjegjëse për shpërndarjet më të hershme njerëzore nga Amerika Qendrore në Amerikën e Jugut.