Vendosni fjalën kyçe....

SPAK godet grupet e trafikut të drogës, operacion i përbashkët Shqipëri-Finlandë


Prokuroria e Posaçme ka finalizuar një operacion të rëndësishëm antidrogë në bashkëpunim me autoritetet finlandeze, duke goditur disa grupe kriminale të përfshira në trafikun e lëndëve narkotike në disa qytete të Shqipërisë.

Sipas gazetares Klodiana Lala, gjatë këtij operacioni janë arrestuar disa persona në qytete të ndryshme të vendit.

Në orën 12:30 pritet të mbahet një konferencë e përbashkët për shtyp mes autoriteteve shqiptare dhe finlandeze, ku do të bëhen publike detajet e operacionit dhe rezultatet e hetimit të përbashkët kundër grupeve kriminale të trafikut të drogës.