Vendosni fjalën kyçe....

Aksident i fortë në Bulqizë, makinat përplasen kokë më kokë, njëra del nga rruga (Video)


Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Vajkal të Bulqizës ku dy makina janë përplasur kokë më kokë.

Nga përplasja e fortë njëra nga makinat ka dalë jashtë rruge po fatmirësisht dy drejtuesit e mjeteve kanë shpëtuar.

Ata janë dërguar në spitalin e Bulqizës për ndihmë mjekësore.

Pak javë më parë, një mësuese humbi jetën pasi u përplas nga makina pranë të njëjtit vend ku ndodhi aksidenti i sotëm.

Video Credit: JOQ