
Një grup turistësh u larguan në panik pasi shpërthimi i vullkanit Etna në Siçili i kapi gafil.
Ata ishin duke ecur në shtigjet pranë vullkanit aktiv që ndodhet në ishullin italian kur ai shpërtheu furishëm duke hedhur në ajër një kërpudhë tymi e hiri, shkruan NPR.
Observatori i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë në Katania vlerësoi lartësinë e resë vullkanike në rreth 21,325 metra. Reja masive e hirit po lëvizte në një drejtim perëndim-jugperëndim, sipas agjencisë, të njohur si INGV.
Skena dramatike në kraterin juglindor të Etnës u kap nga telefonat e turistëve dhe u shpërnda menjëgerë në rrjetet sociale.
Për fat të mirë, shpërthimi nuk duket se ka pasur ndonjë ndikim të menjëhershëm tek njerëzit në zonë, përveç ndalimit për vizituar vullkanin, që është një destinacion popullor dhe ndodhet në bregun lindor të Siçilisë.