
Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka reaguar pas sulmit me bombë në Boulder, Colorado, ku u plagosën tetë persona gjatë një aktiviteti përkujtimor për pengjet izraelite në Gaza. Sulmuesi 45-vjeçar, gjatë aktit, bërtiti “Liri për Palestinën”, duke ngritur dyshime për motivim politik.
Në një postim në rrjetin e tij social, Truth Social, Trump e quajti ngjarjen një “sulm të tmerrshëm” dhe kërkoi ndëshkim maksimal për autorin. Ai kritikoi politikat e imigracionit të Presidentit Biden, duke e lidhur ngjarjen me atë që e cilësoi si “Politika e Kufijve të Hapur”.
“Ky është një tjetër shembull pse duhet t’i mbajmë kufijtë tanë të sigurt dhe të deportojmë radikalët e paligjshëm antiamerikanë nga vendi ynë,” shkroi Trump, duke shtuar se zemra e tij është me viktimat dhe me qytetarët e Boulder-it.
View this post on Instagram