Vendosni fjalën kyçe....

Shtëpia e Bardhë: Trump “i hapur” për takim me Putinin dhe Zelenskyn në Turqi


Presidenti amerikan Donald Trump është “i hapur” ndaj një ftese nga presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, për të marrë pjesë në bisedime paqeje në Turqi me liderët e Rusisë dhe Ukrainës, Vladimir Putin dhe Volodymyr Zelenskyy, përcjell The Guardian.

Erdoğan u shpreh të hënën se Turqia është e gatshme të ndërmjetësojë një takim trepalësh mes liderëve në përpjekje për t’i dhënë fund luftës. Kjo deklaratë vjen pas takimeve të zhvilluara në Stamboll mes përfaqësuesve të palëve në konflikt.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, tha se Trump është i gatshëm të marrë pjesë nëse një format i tillë konkretizohet:

“Presidenti ka thënë se është i hapur nëse arrihet deri aty, por dëshiron që të dyja palët të ulen në tavolinë së bashku.”

Takimi mbetet ende në nivel propozimi, por është sinjali më i fundit për një përpjekje ndërkombëtare drejt zgjidhjes diplomatike të konfliktit Rusi-Ukrainë.