
Komisioni i Ligjeve u rikthye në punë këtë të hënë, por mbledhja u shoqërua me përplasje të forta mes anëtarëve të opozitës dhe kryetares Klotilda Bushka. Debati u ndez gjatë diskutimit për miratimin e kalendarit të punimeve dhe disa projektligjeve.
Deputetët Enkelejd Alibeaj dhe Asllan Dogjani e cilësuan miratimin e projektligjeve si tejkalim të Kushtetutës dhe kërkuan që vendimet të lihen për Parlamentin e ri. Të dy zgjodhën të braktisin mbledhjen, duke akuzuar mazhorancën për mungesë legjitimiteti pas zgjedhjeve të 11 majit dhe për manipulim të rezultatit.
Pjesë nga debati:
Asllan Dogjani- Nuk ka vend për të bërë ligje fallco. Në Shqipëri është instaluar diktatura. Edhe socialistët u përballën me një situatë kriminale.
Klotilda Bushka– Analizën e bëjnë partitë
Asllan Dogjani– Paratë e drogës, frika efekti më egikas. Rrezik për demokracinë. Gjatë numërimit u bë manipulim. Kishit çuar jo numërues por artistë.
Klotilda Bushka- Ky nuk është vendi për analizë zgjedhore.
Enkelejd Alibeaj– Ju mungon legjitimiteti pas 11 Majit. Miratimi këtyre projektligjeve në tejkalim të kushtetutës. Vetëm diskutime jo miratime. Miratime në Parlamentin e ardhshëm.