
Numri 1 të botës në shah Magnus Carlsen s’e mbajtën nervat pas humbjes me talentin indian 19-vjeçar duke goditur tavolinën, pak para se të ngrihej e të përgëzonte kundërshtarin.
Para nisjes së lojës, pritej që Carlsen të zgjeronte epërsinë e tij në Norëay Chess 2025 me tre pikë të tjera, me një fitore të dytë kundër Kampionit Botëror në fuqi D. Gukesh. Por 19-vjeçari, i cili ishte në një pozicion humbës në fund të lojës, arriti ta fitonte lojën duke përfituar nga një gabim i numrit 1 në botë dhe duke vulosur fitoren e tij të parë në stilin klasik kundër Carlsen.
Carlsen u trondit aq shumë nga fitorja sa goditi tavolinën nga zemërimi ndërsa gurët ranë përtokë.
Pasi Carlsen goditi tavolinën, ai shtrëngoi duart me Gukesh, i cili u trondit gjithashtu që më në fund arriti fitoren e tij të parë në një garë klasike kundër norvegjezit.
Për Gukesh, kjo ishte hakmarrja perfekte, pasi ai kishte humbur ndaj Carlsenit në raundin e parë. Gukesh tani është ngjitur në vendin e tretë me 8.5 pikë dhe është vetëm një pikë pas Carlsenit dhe Fabiano Caruanës., shkruan Hindustan Times.