Vendosni fjalën kyçe....

Karol Nawrocki fiton zgjedhjet presidenciale në Poloni


Konservatori Karol Nawrocki ka fituar balotazhin e zgjedhjeve presidenciale të fundjavës në Poloni, sipas rezultateve përfundimtare të shpallura të hënën. Ai mori 50.89% të votave, duke mposhtur ngushtësisht kundërshtarin e tij liberal, kryetarin e Varshavës Rafał Trzaskowski, i cili siguroi 49.11%.

Gara elektorale nxori në pah përçarje të thella brenda vendit, që janë thelluar që prej raundit të parë dy javë më parë, duke reflektuar tensione politike dhe ideologjike përgjatë kufirit lindor të NATO-s dhe Bashkimit Evropian.

Fillimisht, një sondazh i publikuar të dielën në mbrëmje sugjeronte një fitore të mundshme për Trzaskowskin, por sondazhet e mëvonshme dhe numërimi real i votave përmbysën pritshmëritë.

Fitorja e Nawrockit sinjalizon se Polonia mund të ndjekë një kurs më populist dhe nacionalist në drejtimin e saj të ardhshëm. Ai ka gëzuar mbështetjen e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, gjatë fushatës./AP