Vendosni fjalën kyçe....

Britania do ndërtojë deri në 12 nëndetëse të reja bërthamore


Qeveria britanike ka njoftuar planet për ndërtimin e deri në 12 nëndetëse të reja sulmuese, të armatosura me armë konvencionale dhe të fuqizuara me energji bërthamore, që do të zëvendësojnë flotën ekzistuese “Astute” nga fundi i viteve 2030, përcjell BBC. Këto janë pjesë e një rishikimi të gjerë të mbrojtjes, ku qeveria synon të forcojë gatishmërinë për luftë përballë kërcënimeve të shtuara, sidomos nga Rusia.

Kryeministri Keir Starmer theksoi një qasje “NATO-s e para” dhe konfirmoi angazhimin për të rritur shpenzimet për mbrojtjen në 2.5% të PBB-së deri në vitin 2027, me një objektiv të mundshëm prej 3% deri në vitin 2034. Ndër investimet e tjera përfshihen ndërtimi i 6 fabrikave municionesh, zhvillimi i mbi 7,000 armëve me rreze të gjatë veprimi, krijimi i një komande kibernetike dhe elektromagnetike, si dhe modernizimi i strehimit ushtarak dhe teknologjisë për mbështetje në fushëbetejë.

Rishikimi përfshin gjithsej 62 rekomandime që qeveria pritet t’i miratojë në tërësi.