
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në një takim zyrtar ministrin e Jashtëm të Tanzanisë, Mahmoud Thabit Kombo, pas takimit të mëhershëm me kreun e shtetit të Antigua dhe Barbudës, Rodney Williams.
Vizita e ministrit Kombo në Kosovë është bërë me ftesë të presidentes Osmani, me rastin e pjesëmarrjes së tij në Edicionin e Tretë të Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, i cili zhvillohet më 2 dhe 3 qershor në Prishtinë.
Pas takimit, është bërë e ditur se nuk do të mbahet konferencë për media.