Vendosni fjalën kyçe....

Sulmet ruse në Ukrainë, vriten dy civilë


Të paktën dy civilë, përfshirë një vajzë 9-vjeçare, humbën jetën nga sulmet me dronë dhe raketa të ushtrisë ruse ndaj Ukrainës gjatë së shtunës, njoftuan autoritetet vendase. Ndërkohë, mbetet e paqartë nëse përfaqësuesit e Kievit do të marrin pjesë në raundin e ri të bisedimeve të propozuara nga Moska për në fillim të javës së ardhshme në Stamboll.

Forcat ajrore ukrainase raportuan se Rusia lëshoi rreth 109 dronë dhe pesë raketa gjatë natës dhe gjatë ditës së shtunë. Sipas tyre, tre raketa dhe 42 dronë u shkatërruan, ndërsa 30 dronë të tjerë nuk arritën të godasin objektivat e tyre.

Një nga viktimat, vajza 9-vjeçare, humbi jetën gjatë një sulmi në fshatin Dolynka, pranë vijës së frontit në rajonin e Zaporizhzhisë, ku u plagos edhe një 16-vjeçar, bëri me dije guvernatori rajonal Ivan Fedorov.

“Një banesë u shkatërrua nga shpërthimi, ndërsa vala goditëse dëmtoi disa shtëpi, makina dhe ndërtesa të tjera përreth,” tha Fedorov përmes një postimi në Telegram.

Moska nuk komentoi për asnjërin sulm./AP