
Dy shtetas shqiptarë që kërkohen nga drejtësia janë ekstraduar nga Italia e Greqia.
34-vjeçari N.K. nga Mati është ekstraduar nga Greqia pasi akuzohet për kultivim lëndësh narkotike.
Nga Italia është ekstraduar 44-vjeçari me iniciale O.J. i cili kërkohej pasi është dënuar me gjashtë muaj burg për dhunë në familje.
Njoftimi
“Si rezultat i koordinimit të punës informative dhe operacionale me homologët grekë, nëpërmjet strukturave të Interpolit në Tiranë dhe në Athinë, në kuadër të operacionit “The Ëanted”, u kap nga policia greke shtetasi shqiptar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, N. K., alias N. T., 34 vjeç. Në vitin 2022, Gjykata e Matit i ka caktuar këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg”, pasi dyshohet se është njëri nga autorët e kultivimit të bimëve narkotike, në një parcelë në Njësinë Administrative Ulëz, të cilat janë gjetur dhe asgjësuar nga Policia.
Po ashtu, si rezultat i bashkëpunimit me partnerët, në kuadër të operacionit “The Wanted”, në Milano, Itali, u kap shtetasi O. J., alias O. Ç., 44 vjeç, dhe u finalizua procedura për ekstradimin e tij në Shqipëri. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, e ka dënuar me 6 muaj burg për veprën penale “Dhunë në familje”.”