
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, gjatë një vizite në qytetin e Zajeçarit, ka paralajmëruar mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, duke shprehur bindjen se partia e tij SNS do të dalë fituese me rezultat të thellë.
“Duhet të përgatitemi për Ekspozitën. Kur të përfundojmë përgatitjet për të, do të shpallim zgjedhjet e parakohshme. Më vjen keq, por mendoj se opozita ka bërë një gabim të madh. Deri dje besoja se shanset ishin të barabarta, por tani nuk janë më. Do t’i mposhtim bindshëm,” tha Vuçiç, sipas KosovaPress.
Këto paralajmërime vijnë në një klimë të tensionuar politike në Serbi, ku prej gjashtë muajsh vendi është përfshirë nga protesta dhe bllokada pas një incidenti tragjik në Novi Sad, ku si pasojë e shembjes së një depoje hekurudhore humbën jetën 16 persona.