Vendosni fjalën kyçe....

“Sigurohu që dera të jetë e mbyllur” – Trump këshillon Macron pas “përkëdheljes” nga bashkëshortja (Video)


Presidenti amerikan Trump i ofroi disa këshilla atij francez Macron pasi një video e bashkëshortes së këtij të fundit, që me sa duket e shtynte në fytyrë para derës së hapur të avioniy u bë virale: “Sigurohu që dera të mbetet gjithnjë e mbyllur”.

Trump e minimizoi incidentin kur u pyet për të më 30 maj gjatë një takimi në Zyrën Ovale, shkruan USA Today.

“Ai është në formë, të dy janë mirë.” – tha Trump.

“Ata janë dy njerëz vërtet të mirë dhe i njoh nga afër”.

Macron i quajti spekulimet për incidentin me gruan e tij, Brigitte Macron, “të pakuptimta”, duke thënë se ngjarja tregonte çiftin “duke bërë shaka”.

Videoja u kap teksa çifti po zbarkone në Hanoi, Vietnam, si pjesë e turneut të tyre në Azinë Juglindore.